Këngëtarja Anne-Marie ka rrëfyer për problemet me ushqimin si adoleshente dhe përdorimin e ilaçeve për t’i tejkaluar çrregullimet. 30-vjeçarja ka pranuar se ka përdorur një dietë të rreptë dhe se në moshën 16-vjeçare ka ngrënë vetëm sandviç me djathë dhe çipsa. Pesha e saj filloi të shtohej pasi nisi përdorimin e ilaçeve dhe ka pranuar se nuk kishte shëndet të mirë në atë periudhë.
Duke shkruar në librin e saj të ri “You Deserve Better”, që ofron përkrahje dhe këshilla për të gjithë ata që kanë probleme me ushqimin, këngëtarja ka thënë se nuk hante ushqim rregullisht. “Isha shumë e dobët fizikisht dhe shëndetin jo të mirë’.
Në moshën 22-vjeçare, kur nisi turneun me Rudimental, krijuesja e hitit “Ciao Adios”, shkoi në një masë ekstreme dhe bleu ilaçe nëpërmjet internetit me qëllim që të fitonte peshë.
“Doja të kisha peshë dhe pashë se gratë e trasha nisën të jenë më tërheqëse. Natyrisht se ndryshova qëndrim 100 për qind dhe nisa të blija ilaçe në internet me të cilat fitova peshë, por ishte gjë e rrezikshme”, ka shkruar këngëtarja.
“Mirëpo, nuk isha e lumtur sepse tentoja të bëja diçka që nuk më përshtatej”, ka shtuar ajo.
Anne-Marie ka pranuar se ishte shumë afër “thyerjes së plotë shpirtërore”, pas publikimit të albumit debutues “Speak You Mind”, në vitin 2018. Këtë vit ajo nisi terapinë dhe ndali angazhimet.
Edhe
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
“Isha aq e pikëlluar sa nuk mund të qaja. Shkova në terapi dhe më thanë se isha në gjendje të keqe. Ndalova punën dhe incizimet në studio. Qëndrova në shtëpi”, ka rrëfyer këngëtarja.
Krijuesja e hitit “Birthday” ka pranuar se tani takohet me terapeutin çdo javë dhe ka ndikuar mirë në jetën e saj. “Nuk e di ku do të isha pa të”, ka thënë në fund këngëtarja.