Këngëtarja e njohur braziliane, Anitta, thotë se nuk i intereson mendimi i njerëzve për papërsosmëritë e saj. Kështu ka deklaruar në intervistën ekskluzive të realizuar për revistën “Glamour”, me ç’rast përfshihet në ballinën e numrit të ri të revistës me titull “Self-Love”, dhe që i dedikohet dashurisë dhe pranimit të vetvetes ashtu siç jemi.
Këngëtarja dhe aktorja latine 27-vjeçare, thotë se nuk e ka problem ta shfaq trupin me celulit në publik, pasi nuk ndikohet fare nga mendimet e njerëzve.
Anitta shquhet si një artiste me famë botërore e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flas hapur për operacionet e saj plastike, dhe insiston se nënshtrimi i ndërhyrjeve kirurgjike nuk do të thotë se ajo nuk e pranon veten dhe papërsosmëritë e saj.
“Unë i kam bërë disa ndërhyrje kirurgjike. Jo ngaqë nuk e pëlqej veten ashtu siç jam, sepse nuk e kam bezdi t’i vë në pah papësosmëritë e mia, siç është celuliti në trup. Në fakt, unë më shumë kam celulit se oksigjen apo ujë në trupim tim. Dhe nuk ka tretman kozmetik që e ndryshon këtë realitet. Mund të mbajë dieta por i urrej ato. Mund të bëjë ushtrime fizike, por as ato nuk i pëlqej. Prandaj, nuk do ta kem një jetë me komplekse kur nuk mendoj asgjë tjetër përveç si ta largoj celulitin. Në fakt, unë preferoj të jetojë me papërsosmëritë e mia, dhe t’i pranojë ato. Nëse nuk ju pëlqej siç jam, ai është problemi juaj. Unë nuk do ta fsheh celulitin tim. Prandaj e shpalosi trupin tim në videoklipe pa hezituar, dhe nëse njerëzve ju pëlqen, mirë, nëse jo, edhe ajo është në rregull”, citohet të ketë thënë këngëtarja në intervistën e saj.
Ylli i hitir “Me Gusta” shquhet si shembull për adhurueset e saj, dhe tutje Anitta ka treguar se mundohet në maksimum që t'i inkurajojë fansat dhe ndjekësit e saj, që të mos e trajtojnë internetin si jetën e përditshme. Jo gjithçka që njerëzit e shfaqin në rrjetet sociale është reale, dhe jo gjithçka online është e mirë për vetëbesimin dhe shëndetin e të rinjve.
Anitta shquhet për hite të shumta si solo këngëtare, por edhe për bashkëpunime me yje të njohur të muzikës, si Cardi B, J Balvin, Tyga, Ozuna, grupi “Black Eyed Peas”, këngëtarja me prejardhje kosovare Rita Ora dhe të tjerë.
-
Anitta mbron besimin, pasi videoklipi i ri e la pa disa ndjekës
-
Rita Ora kritikohet për stilin e veshjes, thotë se nuk i intereson çka mendojnë të tjerët
-
Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme
-
Kate Winslet: Gratë e reja s’e kanë idenë se çfarë do të thotë të jesh vërtet e bukur
-
Shakira ishte grimosur më shumë në të kaluarën për shkak të mungesës së vetëbesimit