Kohët e fundit, ka gjithnjë e më shumë filma fantashkencorë në të cilët njerëzimi është i detyruar të largohet nga Toka për të jetuar në planetin tjetër. Për t’u veçuar, duhet të bëni diçka tjetër. Diçka të frikshme. Dhe si duket atë "diçka" e ka filmi i ri, “Aniara”.
Bazuar në poemën fantashkencore të fituesit suedez të çmimit Nobel Harry Martinson, nga viti 1956, Aniara bën fjalë për anijen e cila duhet t’i dërgojë njerëzit nga Toka në Mars shpejt dhe sigurt për tre javë. Natyrisht, kjo nuk ndodh.

Nga skenat e para në triler, në të cilin zogjtë marrin trajtim Thanos, e dimë se kjo do të bëhet e çuditshme. Dhe kur Aniara largohet nga rruga e vet, duke lundruar në universin e thellë me vetëm një shpresë më të vogël për mbijetesë, njerëzit u kthehen gjërave të vërteta. Situata bëhet e keqe. Është interesante të shikosh se çfarë do të kishte ndodhur sikur udhëtimi, i cili dikur ishte i mbushur me shpresë, papritmas do të privohej nga çdo gjurmë e saj, shkruan KOHA Ditore.
Aniara është shkruar dhe është bërë me regji të Pella Kagerman dhe Hugo Lilja, ndërsa premierën do ta ketë më 17 maj.
-
“The Odyssey” i 250 milionë dollarëve s’e paguan dëmin për anijen
-
“Anibari” në ikje të përkohshme prej realitetit
-
Historitë për emigrantë nga Kosova dhe për gjakmarrjen takohen në Danimarkë
-
Dokumentarët e garës ndërkombëtare – pasqyrim inovativ i realitetit
-
Aventura e re kozmike e Roland Emmerich më në fund fillon të jetësohet