Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anëtarja e “Blackpink” thyen tabunë, pohon publikisht se është në lidhje

Këngëtarja Jisoo e grupit të njohur “Blackpink” është bërë një nga yjet e profilit më të lartë të muzikës K-pop që ka dalë publikisht për lidhjen e saj të dashurisë, në një industri me presion të lartë, me fansa të paqëndrueshëm dhe kompani regjistrimi që monitorojnë çdo aspekt të jetës private të yjeve të tyre.

28-vjeçarja dhe aktori Ahn Bo-hyun, 35 vjeç, po “e njohin njëri-tjetrin”, sipas raportimeve të mediave koreane, shkroi BBC.

Agjencitë e çiftit kanë pohuar lidhjen të enjten, duke i kërkuar publikut mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre.

Ahn, model dhe aktor korean, është shfaqur në drama të famshme si “Itaewon Class” dhe “Yumi’s Cells”.

Teksa anëtarë të grupeve të profilit të lartë si EXO ose Twice kanë dalë publikisht me partnerët e tyre në vitet e fundit, njoftimi mbetet i pazakontë pasi yjet K-pop rrallë zbulojnë nga jeta e tyre private.

Edhe Ylli i grupit “BLACKPINK”, Jisoo e lansoi albumin e parë solo, “ME” Showbiz Ylli i grupit “BLACKPINK”, Jisoo e lansoi albumin e parë solo, “ME”

Vetëm një dekadë më parë, ishte praktikë e zakonshme për agjencitë që t’i ndalonin yjet të kenë lidhje dashurie ose edhe të kishin telefona personalë. Çdo pohim për një lidhje romantike ose partner ishte skandaloz për fansat.

Jisoo është anëtarja e parë e “Blackpink” që ka pranuar se është në lidhje romantike.