Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Anansi dërgon mesazh të gabuar”

Seriali “American Gods”, i bazuar në romanin e Neil Gaiman, po vazhdon të ballafaqohet me probleme. Pas ndërrimit të showrunnerëve dhe një pjese të kastit, tani është shfaqur lajmi se Orlando Jones, i cili e luajti perëndinë Anansi/Mr. Nancy, është pushuar.

Edhe pse u njoftua për pushimin qysh në shtator, Jones e ndau lajmin vetëm këtë fundjavë në rrjetet sociale, duke pretenduar se showrunneri i ri Charles Eglee ka vendosur që personazhi i tij po e dërgon "mesazhin e gabuar në Amerikën e zezakëve", shkruan KOHA Ditore.

"E di që keni shumë pyetje rreth pushimit nga puna", thotë Jones në videon të cilën e postoi, "si gjithmonë, premtoj t'ju them vetëm të vërtetën".

"Nuk do të ketë më Mr. Nancy. Mos lejoni që këta bastardë t'ju thonë se e duan Mr. Nancy. Nuk e duan," vazhdoi Jones. "Nuk do ta emërtoj askënd, por showrunneri i sezonit të ri është nga Connecticuti dhe ka studiuar në Yale, kështu që ai është shumë i zgjuar dhe mendon se Mr. Nancy me qëndrimin e tij të zemëruar dhe efektiv është mesazh i gabuar për Amerikën e zezakëve. Po, ashtu është. Ai njeri i bardhë qëndron në pozicionin vendimtar dhe jam i sigurt se ka shumë miq të mirë zezakë që i japin këshilla dhe ia shpjegojnë atij se nëse nuk e heqë perëndinë e zemëruar Mr. Nancy, në tokë do të fillojë një kryengritje e re si Denmark Vesey. Çfarë tjetër mund të jetë?"

Përfaqësuesi i serisë “American Gods” iu përgjigj akuzave të Jones duke thënë: "Tregimet për American Gods vazhdimisht ndryshojnë dhe zhvillohen për ta pasqyruar mitologjinë komplekse të materialit burimor. Opsioni i z. Jones nuk është zgjedhur sepse Mr. Nancy ashtu si edhe personazhet e tjerë, nuk është në atë pjesë të librit në të cilin fokusohemi në sezonin e tretë. Disa personazhe të reja, shumë prej të cilëve janë paralajmëruar tashmë, do të prezantohen në botën e Shadow Moon, i cili do të kontribuojë edhe më tej në serial, i cili është një nga serialet më të larmishme në televizion.

Artikuj të ngjashëm