Fituesja e çmimit Grammy ishte në gjysmë të interpretimit të hitit të saj “Rolling in the Deep” në koncertin në Sydney, kur dëgjoi se dikush në mesin e 95.000 të pranishmëve në publik u alivanos.
Këngëtarja menjëherë ndaloi performancën dhe iu sqarua publikut.

“Më falni, dikush është lënduar këtu dhe më duhet të verifikoj nëse tash ky person është mirë”, ka thënë Adele (28 vjeçe) me lot në sy, pasi kuptoi se njëra nga adhurueset e saj ishte alivanosur, transmeton kp.
Bëhej fjalë për një grua 47-vjeçare, e cila kishte pësuar sulm në zemër. Mjekët kujdestarë e kanë dërguar gruan për në spital.
Artikuj të ngjashëm