Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ali Larter e realizon ëndrrën

Ali Larter dhe Ben Stiller janë duke punuar në serinë e re humoristike për Fox, dhe atë për nënën e cila dëshiron të bëhet nxitëse profesioniste e tifozëve për ekipin e futbollit.

Larter (Heroes, The Rookie) do ta luajë rolin kryesor në serinë e titulluar “The Sidlines”, për të cilën edhe do ta bëjë produksionin me Stillerin. Skenari është shkruar nga Kate Gersten, veterania që ka punuar në serialin e suksesshëm “The Good Place”.

Seriali do të bëjë fjalë për nënën e dy fëmijëve, e shkurorëzuar rishtas, e cila në moshën 40-vjeçare vendos që ta realizojë ëndrrën e saj dhe të bëhet nxitëse profesioniste e tifozëve. Pavarësisht nga të gjitha pengesat dhe gjasat e vogla për sukses, Larter megjithatë futet në ekip në vendlindjen e saj në Detroit, ku do të përballet me shumë sfida, shkruan KOHA Ditore. Ajo do të duhet të gjendet në një mjedis me femra të reja dhe të afta, dhe t’i zbulojë disa gjëra për veten, për të cilat as vetë nuk ishte në dijeni.

Aktualisht Larter mund ta shikojmë në serinë e ABC, “The Rookie” si doktoreshën Grace Sawyer dhe në role më të vogla në seriale, ndërsa tre vjet më parë e kemi parë në “Resident Evil: The Final Chapter”. Aktualisht nuk dihet se kur mund ta presim serialin “The Sidlines” në ekranet e vogla.