Këto ditë, Stephen King gjatë promovimit të librit të tij të ri “The Institute” dhe të filmit të ri të bazuar sipas veprës së tij “IT Chapter Two”, i zbuloi anëtarët e rinj të kastit të përshtatjes së një prej veprave të tij: “The Stand”.
Në ekipin e aktorëve të cilët i paralajmëroi King janë Jovan Adepo si Larry Underwood, Owen Teague si Harold Lauder, Brad William Henke si Tom Cullen dhe Daniel Sunjata në rolin e Cobbit.
Një emër të cilin King nuk e përmendi, ndërsa u zbulua më vonë, është Alexander Skarsgård, shkruan KOHA Ditore. Ylli i serive “True Blood” dhe “Big Little Lies” është i gatshëm ta luajë personifikimin e së keqes, Njeriun në të zeza - z. Randall Flagg.
James Marsden, Amber Heard, Odessa Young dhe Henry Zaga janë konfirmuar më parë për angazhimin e tyre në 10 episode të serisë apokaliptike të King, ndërsa Whoopi Goldberg e ka konfirmuar vetë se ajo do të shfaqet në rolin e Nënës Abagail.

Vetë King e shkruan skenarin e episodit të dhjetë dhe të fundit, i cili do të përmbajë diçka të re në lidhje me romanin origjinal të vitit 1978. Ngjarja zhvillohet para, gjatë dhe pas një sëmundjeje shkatërruese e cila i vret 99 për qind të popullsisë në botë. Në ngjarje krijohen aleanca dhe komunitete të reja pas kësaj tragjedie, siç janë strehimi i qetë dhe i sigurt i drejtuar nga Nëna Abagail nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër është qyteti i egër pa ligje të cilin e udhëheq Flagg demonik.
-
Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”
-
Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the Rings”
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”
-
Bad Bunny pjesë e filmit “Toy Story 5”
-
Top-lista me pesë kandidatët favoritë për rolin e James Bondit