Aktori i njohur i Hollywoodit, Alec Baldwin, është përleshur me një grup të protestuesve propalestinezë, ka shkruar “The Jerusalem Post”.
Gjatë të hënës në New York, përderisa aktori ishte duke shkuar për të dhënë mësime aktrimi në mënyrë vullnetare, është ndeshur me protestuesit të cilët sapo e panë atë, filluan t’i bënin pyetje.
Në një video, që po qarkullon online, shihet se Baldwin hyn në një argument të nxehtë me protestuesit, pasi ata e pyesin se cilëve xhepa u përket ai.
“Në xhepat e kujt je? Ti punon për Hollywoodin, a e dënon Izraelin?”, e pyeti aktorin njëri nga protestuesit.
Actor Alec Baldwin got into a confrontation with a pro-Palestinian demonstrator during a rally in Midtown Manhattan tonight. Baldwin just happened to be walking through the area at the time. @NBCNewYork #nbc4ny @AlecBaldwin #alecbaldwin #nyc #nbcnews pic.twitter.com/epewydLSJS
— Jesse Hamilton (@JesseJHamilton) December 18, 2023
“Pasi po mi bën këto pyetje, duket se e paske ndarë mendjen se në xhepat e kujt jam, apo jo? Ti po thua qe unë jam në xhepat e Hollywoodit apo jo? Ti po bën pyetje prej budallai. Më bëj një pyetje të mençur! Më bëj një pyetje të mençur!” – ia ktheu Baldwin protestuesit me nervozizëm dhe pastaj filloi të shtyhej drejt tyre.
Shumë policë e rrethuan aktorin derisa protestuesit po e shanin atë.
Sipas “The New York Post”, kur Baldwini u pyet nga propalestinezët se “a e dënon Izraelin?”, ai u kishte thënë se vetëm dëshiron paqe në Gaza.
“Jo, unë e mbështes paqen në Gaza”, tha Baldwin, raporton “The New York Post”.
Në video shihet edhe një nga organizatoret kryesore të protestave propalestineze në New York, Nerdeen Kiswani. Ajo filloi organizatën “Within Our Lifetime”, e cila është e famshme për thirrjet e saja “Globalize the intifada”.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një video të incidentit.
“Ne me të vërtetë u ndeshëm me Alec Baldwin në marshin e sotëm për një protestë globale ku ai refuzon të dënojë Izraelin për vrasjen e mbi 25 mijë palestinezëve, duke përfshirë të paktën 8 mijë fëmijë palestinezë! Vrasja e njerëzve është e qartë se nuk është ndonjë gjë e madhe për të, pasi ai kishte përvojë me të. Isha kaq i lidhur me të dhe doja që mediat të dilnin nga rruga e marshimit dhe të ndalonin së fokusuari në gjënë më sensacionale për momentin, siç kanë prirjen të bëjnë”, ka shkruar ajo.
Protestat u zhvilluan në Manhatan në “Grand Central Station” dhe “Penn Station”.