Ed Sheeran ka kryesuar listat e albumeve dhe këngëve në Britani këtë javë pas publikimit të albumit të tij të ri, No 6 Collaborations Project.
Albumi rezulton është më i shitur për këtë vit. Kënga e Ed, Beautiful People në bashkëpunim me Khalid mban vendin e parë në tabela pas dy javësh në vendin e tretë. Kjo është kënga e shtatë e Ed Sheeran që vendin e parë në listat e Britanisë. Dy këngë të tjera nga albumi janë në Top 5.
Take Me Back to London në bashkëpunim me Stormzy mban vendin e 3-të ndërsa Cross Me me Chance the Rapper dhe PnB Rock renditet në vendin e 4-rt.
Ndërsa vendin e dytë në listat britanike e mban kënga Señorita e Shawn Mendes dhe Camila Cabello./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Ed Sheeran e tejkalon veten në toplistë me hitin e ri “Shivers”
-
Albumi bashkëpunues i Ed Sheeran arrin në majat e top-listave në SHBA
-
Tom Grennan i kryeson toplistat britanike me albumin e ri
-
Falë Dua Lipës, Elton Johni kryeson në top listat britanike për herë të parë pas 16 vjetësh
-
“BTS” dhe “Coldplay” në garë me yllin Ed Sheeran për pozitë të parë