Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Al Paciono, ka sqaruar veprimin e shumëpërfolur të tij në ceremoninë “Oscar” i cili mori vëmendjen e mediave dhe kritikëve.
Pacino u kritikua që gjatë ceremonisë i injoroi emrat e të nominuarve të tjerë në kategorinë e filmit më të mirë, duke thirrur menjëherë filmin fitues “Oppenheimer”.
Të hënën në një deklaratë ka thënë se e gjithë kjo u bë me udhëzim të produksionit të Akademisë së Filmit.
VIDEO:
“Dua të sqaroj se nuk kam pasur për qëllim të mos i përmend të nominuarit, ishte një zgjedhje e produksionit të mos i përmend sërish, pasi që janë përmendur përgjatë tërë ceremonisë. Isha i nderuar të jem pjesë e mbrëmjes dhe zgjodha të ndjek mënyrën që produksioni donte që ky shpërblim të jepej. E kuptoj që të jesh i nominuar është arritje e madhe në jetën e dikujt dhe të mos njihet puna jote është e dëmshme dhe e dhimbshme. E them këtë si dikush që është tejet i lidhur me botën e filmit, aktorët dhe producentët prandaj thellësisht bashkëndjej me ata që u ndjenë të anashkaluar nga kjo gjë dhe prandaj e ndjeva obligim të bëjë këtë deklaratë ”, ka thënë Pacino, raporton The Guardian.
Edhe
Al Pacino ia huq gjatë prezantimit të filmit më të mirë në “Oscar”
Klipe të shkurtra të 10 filmave të nominuar si “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Oppenheimer”, “Past Lives”, “Poor Things and The Zone of Interest”, janë shfaqur përgjatë spektaklit.
Vet Pacino ishte i nominuar nëntë herë dhe fitoi çmimin “Oscar” për rolin e tij në filmin “Scent of a Woman” në vitin 1992.