Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Al Pacino ia huq gjatë prezantimit të filmit më të mirë në “Oscar”

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Al Pacino, ka bërë një gafë gjatë prezantimit të filmit më të mirë në “Oscar”.

Ai tejkaloi të nominuarit për çmimin “filmi më i mirë” duke cekur vetëm filmin fitues.

“Sytë më shohin ‘Oppenheimer’”, ka thënë Pacino, pasi anashkaloi të gjithë filmat e nominuar, ku përfshihen “The Killers Of The Flower Moon”, “Barbie”, “The Holdovers”, “American Fiction”, “Anatomy of The Fall”, “Poor Thing”, “Maestro”, “Past Lives”, “The Zone of Interset”.

Shikuesit e kritikuan veprimin e Pacinos, duke thënë se do të donin të shihnin reagimet e artistëve përkatës.

“Do të doja që ai të lexonte të gjithë të nominuarit së pari. Mezi po prisja të shihja reagimet pas kësaj”, ka shkruar një shikues në rrjetin social “X”,

“Çfarë mënyre e pakënaqshme për ta prezantuar fituesin. Të gjithë po mendonin me vete ‘çfarë është kjo’”, ka shkruar një tjetër.

Edhe Al Pacino sqaron veprimin e shumëpërfolur gjatë ceremonisë “Oscar” Showbiz Al Pacino sqaron veprimin e shumëpërfolur gjatë ceremonisë “Oscar”

Kjo që bëri Pacino, i ngjanë një prezantimi që pati bërë aktorja Elizabeth Taylor, pasi ajo prezantoi më të mirin në kategorinë dramë, në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në vitin 2001, çmim i cili shkoi për filmin “Gladiator”.

Taylor, si Pacino pati anashkaluar të nominuarit si “Traffic”, “Erin Brockovich”, “Billy Elliot”, “Wonder Boys” dhe “Sunshine”, duke thënë vetëm emrin e fituesit.

Kur dikush nga publiku e kritikoi se po bënte gabim ajo u përgjigj duke thënë se “ jam e re në këtë gjë, zakonisht më pëlqen t’i marr çmimet”.