Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja që e luan murgeshën e tmerrshme: Kolegët më frikësoheshin

Horrori 'The Nun', i cili po shfaqet në kinema që nga shtatori, është paralajmëruar si vazhdimi më i errët dhe më i tmerrshëm i franshizës më të frikshme ndonjëherë, ndërsa në të rolin kryesor të murgeshës e luan Bonnie Aarons (39). Amerikania e kishte një fillim të vështirë të karrierës së aktrimit për shkak të pamjes 'e cila nuk i përmbushte standardet e Hollywoodit' dhe rrallë fitonte role.

Bonnie u përpoq të "depërtonte" edhe jashtë Hollywoodit, por më në fund e gjeti vendin e saj në filmat horror. Ajo është më e njohur për rolin e saj në filmin 'The Nun', ndërsa ka luajtur edhe në filmat 'The Conjuring 2' dhe 'Annabelle: Creation'.

Aarons tregoi se ishte argëtuar gjatë xhirimit të filmit të fundit për të cilin adhuruesit e quajtën 'ikonë të horrorit'.

“Rumania është kaq e bukur. Xhiruam në kështjellat në Transilvani dhe vendxhirimi më mahniti. Ishim në vendet me histori të pasur dhe ku njerëzit vërtetë vdiqën dhe u torturuan, – tha Bonnie. Ajo shtoi se nuk kishte vendosur fare prostetikë, dhe se vetëm ia kishin ngjyrosur fytyrën për rolin e murgeshës.

“Regjisori më ndihmoi t’i nxjerr demonët nga vetja”, - shpjegoi Aarons se në këtë mënyrë e luajti rolin aq bindëse. Ajo theksoi se në vendxhirim i kishte frikësuar kolegët kur shfaqej para tyre e veshur dhe e grimosur si murgesha demonike.

“Nuk e kuptoja pse më frikësoheshin aq shumë”, - tha ajo.

Edhe “The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë Showbiz “The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë

Amerikania tregoi se me aktrimin merret që nga fëmijëria dhe se në të shtatëdhjetat e vonshme dhe fillim të viteve tetëdhjeta shkoi në trajnim tek aktori i ndjerë anglez George Rose. Projektet e para të Bonniet ishin reklama dhe video muzikore evropiane, por ajo thotë se është e kënaqur që ka bërë edhe filma familjar si "The Princess Diary', por edhe filma horror.

“Mendoj se kjo është e mrekullueshme. Adhuruesit e horrorit tani e shikojnë The Princess Diary, ndërsa adhuruesit e atij filmi familjar kënaqen me horrora”, shpjegoi ajo.