Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja Letitia Wright lëndohet gjatë xhirimeve të Black Panther 2

Aktorja Letitia Wright është trajtuar në spital pas lëndimeve që mori gjatë xhirimeve të një skene të filmit “Black Panther 2”, raporton BBC.

Ylli, që luan rolin e Shurit, Princesës së Wakandas, ka marrë lëndime të vogla, në aksidentin është thënë.

Aksidenti ndodhi të mërkurën mbrëma në Boston, ku po bëheshin xhirimet.

Ndonëse natyra e lëndimit të saj nuk është bërë e ditur, aktorja është liruar nga spitali pas disa orëve.

Incidenti nuk pritet të ketë ndikim në xhirimet e radhës.

Letitia Wright është një nga disa yje që po kthehehen në filmin Black Panther: Wakanda Forever, përkrah Daniel Kaluuyas, Danai Guriras, Lupita Nyongo’os dhe Angela Bassettit.