Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja e “Toy Story 4”, Ally Maki, fejohet pas premierës së filmit

Aktorja e “Toy Story 4”, Ally Maki, u befasua nga i dashuri i saj, kur ai i propozoi pas premierës së filmit në Los Angeles të Kalifornisë të mërkurën.

32-vjeçarja, e cila ia huazon zërin karakterit “Toy Story 4”, Giggle McDimples, e ka pranuar se u befasua kur i dashuri i saj prej gjashtë vjet e gjysmë, muzikanti Travis Atreo, i kërkoi asaj të martohej me të. Maki dhe Atreo, të cilët janë që të dy nga qytetet në Seattle, u takuan dhe u dashuruan në Los Angeles, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Ende jam tërësisht e shokuar", tha ylli i Cloak & Dagger të Marvelit për People. "Kjo ishte befasia më e pabesueshme e ditës më të mirë të jetës sime. Festimi i këtij çasti me mikun tim më të mirë të rrethuar nga familja ime, miqtë dhe ngrohtësia dhe dashuria e familjes së Toy Story ishte jashtëzakonisht surreale."

Maki zbuloi se fejesa ndodhi menjëherë pas paraqitjes së saj glamuroze në një kostum me pantallona ngjyrë të verdhë nga Dior në qilimin e kuq.