Showbiz

Aktorja, e shkatërruar kur mësoi se burri kishte fëmijë me tjetër grua

Aktorja Gabrielle Union ka rrëfyer për momentet e hidhura kur bashkëshorti i saj, ish-basketbollisti Dwayne Wade kishte fëmijë me një tjetër grua.

Aktorja e filmit “Bring It On” dhe ish-basketbollisti nisën lidhjen në vitin 2008, por u ndanë në vitin 2013, gjatë kohës kur Dwayne Wade u bë baba i fëmijës me yllin televiziv, Aja Metoyer.

“Në vitin 2013, pak para martesës, Dwayne kishte fëmijë me një tjetër grua. Nuk po e lë pa thënë se nuk ishim në momente të mira kur ajo mbeti shtatzënë. Të them isha e shkatërruar, është fjala më e butë”, ka thënë aktorja Union.

Ylli i filmit “Being Mary Jane”, u rrëfye në memoarin “You Got Anything Stronger?”.

Lajmet për shtatzëninë dolën në sipërfaqe pak kohë pas ndarjes së çiftit që për aktoren ishte e vështirë të kapërdihet, sidomos pas “dështimeve të shtatzënive të saj”.

“Përvoja e Dwaynet që kishte fëmijë me aq lehtësi – teksa unë nuk mundesha – më theu shpirtin jo vetëm në copa, por e shndërroi në pluhur”, ka shkruar aktorja.

Çifti tejkaloi problemet, u ribashkua dhe u martua në gushtin e vitit 2014. Ata mirëpritën fëmijën e tyre me nënë surrogate në vitin 2018.

Kaavia James Union Wade, dy-vjeçare, tani është duke u rritur përkrah fëmijëve të tjerë.

Gabrielle, 49-vjeçare, gjithashtu ka folur për vendimin që të kishte fëmijë me nënë surrogate. Ka shkruar se shtatzënia e suksesshme ishte e nevojshme për të shpëtuar martesën.

“Vendimin e bëri të vështirë fakti se nëse nuk do të kërkoja nënë surrogate, isha e bindur se duhej ta lija të lirë Dwaynen. Edhe nëse ai nuk do të donte, duhej ta lija të lirë që të gjente dikë që do t’i jepte atë që donte”, ka shkruar aktorja.