Showbiz

Aktorja Betty White mbushi 99 vjet

Foto: AP/Associated Press

Të dielën më 17 janar, aktorja e njohur amerikane Betty White e festoi ditëlindjen e 99-të.

Dhe siç duket, i tërë hollywoodi kishte vendosur të festojë mashkë me të.

Yje të shumtë të showbizit i pushtuan rrjetet sociale me postimin e mesazheve uruese, për një prej aktoreve më të dashura për publikun mbarëbotëror. Në mesin e tyre edhe Ellen DeGeneres, Regina King dhe Bill Clinton.

Edhe aktorja veterane e cila shquhet për humorin e saj, e shënoi këtë ditëlindje me postimin e një mesazhi në Instagram.

“A mund ta besoni? Sot është ditëlindja ime e 99-të, çka do të thotë se mund të qëndroj zgjuar deri në orët e vona të natës, pa e pyetur askënd. Po ashtu jam shumë e kënaqur t’iu informoj se pas 50 vjetësh, do të rilansohet emisioni im “Pet Set”, për të cilin jam shumë krenare. Shpresoj se të gjithë jeni mirë me shëndet dhe po qëndroni të sigurt. Së bashku do ta kalojmë këtë situatë”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Betty White (@bettymwhite)

 

Karriera e Betty Whiteit në kinematografi daton 80 vjet prapa, dhe prek disa prej momenteve më të mëdha kulturore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo shquhet si aktorja me karrierën televizive më të gjatë se kushdo tjetër në historinë e këtij medium, dhe për këtë mban rekord në Librin e Genisit.

Përgjatë vjetëve, White ka luajtur në seri, drama, filma të animuar dhe parodi të shumta. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka arritur ta ruaj dashurinë nga miqtë në industri dhe fansat anembanë botës, si dhe e gëzoi reputacionin e një gruaje me zemër të madhe dhe modeste.

Aktorja 99-vjeçare është duke qëndruar në karantinë në shtëpinë e saj. Në fillim të pandemisë, ajo duke bërë shaka kishte thënë se herë pas here e trajton veten duke pirë vodka martini, të shoqëruar me ‘pomfrit dhe hotdog’.

White gjithashtu beson se kriza e fundit globale shëndetësore, është një rast i mirë për njerëzit që të ndalojnë dhe t’i rivlerësojnë jetët e tyre.

Mesazhi i saj ishte që ta ngadalësojmë ritmin e jetës dhe ta shijojmë më shumë çdo moment, si me familje, ashtu edhe me miq dhe kafshët tona. Ajo gjithashtu kishte thënë se pandemia e koronavirusit është mjaft serioze, por njerëzit kanë kaluar edhe nëpër situate më të vështira. Sipas aktores, me këtë pandemi natyra po na këshillon t’i marrim gjërat më shtruar dhe të jemi më të konsiderueshëm ndaj ambientit që na rrethon.