Ylli 72-vjeçar i kinematografisë, Ron Perlman, e ka kurorëzuar lidhjen me kolegen e tij nga seriali “StartUp”, Allison Dunbar, në një ceremoni intime në pronën e regjisorit Francis Ford Coppola, “Palazzo Margherita”, në Bernalda të Italisë.
Aktorja 49-vjeçare, Dunbar, e ndau një video nga dasma e çiftit në llogarinë e saj në Instagram, ku ata shfaqen duke vallëzuar nën tingujt e hitit “You Make Me Feel So Young” nga Frank Sinatra.
Martesa e aktorëve vjen disa muaj pasi ylli i hilmit “Hellboy”, e finalizoi shkurorëzimin nga Opal Stone Perlman, me të cilën ishte ndarë në vitin 2019 pas 38 vjetësh martesë, raportoi të martën portali “Female”.
Me urdhër të gjykatës, aktori i serialit “Sons of Anarchy” është i detyruar t’ia paguajë ish-gruas së tij alimentacionin prej 12 mijë dollarësh në muaj, si dhe 20 për qind të të ardhurave vjetore.
Besohet se Perlman ishte ende i martuar kur e ka filluar lidhjen me aktoren, Allison Dunbar, kjo pasi ata ishin parë duke u puthur në publik.
Ron i ka dy fëmijë të rritur nga martesa me Opalin, djalin Brandon dhe vajzën e quajtur Blake.
