Michael Douglas në festivalin e televizionit në Monte Karlo mori shpërblim për arritje jetësore.
Fituesi i famshëm i çmimit Oscar me këtë rast foli për karrierën e tij dhe rolet, por edhe një nga periudhat më të vështira të jetës.
Në fakt, Michael ishte gjatë xhirimeve të "Jeta ime me Liberace" diagnostikuar me tumor në gjuhë, transmeton KosovaPress.
“Rolin në këtë film e kam dashur më shumë se gjithçka tjetër, pasi në atë moment dukej sikur do të jetë filmi i fundit në jetën time. Askush nuk mundi të garantojë se do të jem në gjendje të flasë edhe më tutje. Ju mund të imagjinoni sa shumë kam qenë i zhgënjyer kur pas rezultateve të para të mira të trajtimit të thonë se po e shtyjmë xhirimin. Vetëm më vonë e kuptova se unë, i preokupuar me luftën për mbijetesë, humba 40 kilogramë. Me këtë peshë unë kurrë nuk mund të luaj Liberace dhe shtyrja e xhirimit është, në fakt, një periudhë në të cilën unë është dashur të pushoj”, tha ai.
Michael shtoi se gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës së tij më së shumti i ndihmuan anëtarët e familjes.
-
Michael Douglas thotë se nuk ka më dëshirë të aktrojë
-
Michael Douglas: “Aktrimi nuk ishte edhe aq argëtues për mua në fillim”
-
Michael Douglas nuk ka më “dëshirë të zjarrtë” për të aktruar, por nuk e përjashton kthimin
-
Michael J Fox emocionon të pranishmit në “BAFTA”
-
Dolph Lundgren po lufton me kancerin tash e tetë vjet