Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Michael Douglas: “Aktrimi nuk ishte edhe aq argëtues për mua në fillim”

Michael Douglas nuk e shijonte dot aktrimin kur e filloi karrierën e tij. Ylli i Wall Street sqaron se në fillim nuk i dukej argëtues profesioni i tij, sepse e kishte shumë të vështirë të dilte para kamerës.

"Kur fillova për herë të parë në karrierën time, nuk më pëlqente", thotë ai për revistën “People”. “Nuk më pëlqente kamera, më dukej shumë ofensive. Kisha shumë frikë nga skena. Shumë herë e pyesja veten pse po vazhdoja ta bëja, sepse nuk ishte argëtuese".

Megjithatë, pasi që Douglas e përshtati mendësinë e tij, ai filloi ta vlerësojë më shumë zanatin e vet, shkruan KOHA Ditore.

"Në një moment të caktuar në karrierën time, unë i ndryshova disa qëndrime, disa vendime të vogla që i bëra dhe u bëra shumë më i këndshëm", shton ai.

"Ishte viti i Fatal Attraction dhe Wall Street dhe mendoj se me marrjen e çmimit Oscar për Wall Street dhe daljen nga hija e babait tim (Kirk Douglas) dhe suksesi me Fatal Attraction dhe një lloj arritjeje e një niveli," shton ai. “Gjithashtu rreth asaj kohe e ndryshova qëndrimin tim se si të merresha me aktrimin.

"Unë isha një aktor metodik më parë", thekson ai, "dhe u përpoqa të arrija te e vërteta dhe se cila është e vërteta dhe dhimbja. Pastaj e kuptova se gjithçka ka të bëjë me gënjeshtrën. Nuk është fjala për dhimbjen, ka të bëjë me gënjeshtrën për dhimbjen, t’i bësh të gjithë të besojnë. Dhe sapo e bëra atë disi u lirova, kjo më ofroi më shumë zgjedhje”.