Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori i famshëm sulmohet në mes të rrugës

Aktori, Rick Moranis, i njohur për rolet e famshme në “Ghostbusters” dhe “Honey, I Shrunk the Kids”, u sulmua nga një i panjohur, ndërsa po shëtiste në Upper West Side të New York City.

Sulmi ndodhi pak para orës 7:30 të mëngjesit të së premtes në Central Park West, njoftoi Departamenti i Policisë i New-Yorkut, shkruan A2News të shtunën.

Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë përreth tregon të dyshuarin duke ecur drejt aktorit 67-vjeçar, dhe duke e goditur atë në kokë, derisa ai u rrëzua.

Avokatët e aktorit konfirmuan sulmin, por thanë se gjendja shëndetësore e Moranisit është e mirë.

“Ai është mirë dhe mirënjohës për mendimet dhe urimet e të gjithëve”, u shprehën ata.

Edhe Arrestohet aktori Kiefer Sutherland, dyshohet për sulm fizik ndaj një shoferi Showbiz Arrestohet aktori Kiefer Sutherland, dyshohet për sulm fizik ndaj një shoferi

Sipas raportit të Policisë, Moranisi kishte dhimbje në kokë dhe në shpinë, ndërsa i dyshuari që u largua duke ecur krejt i qetë në këmbë nuk është identifikuar ende.