Taylor Lautner bënte përpjekje për të shmangur dyqanet ushqimore dhe qendrat tregtare për një dekadë.
Aktori 29-vjeçar ka luajtur rolin e Jacob Black në trilogjinë “Twilight”, mirëpo ka vendosur të shmangë “dyqanet ushqimore, qendrat tregtare e posaçërisht kinematë”, pasi fama e tij u përshkallëzua.
“Kanë shkuar shumë vjet që nuk e kam lënë shtëpinë, e nëse e kam bërë, dilja me syze dielli, kapelë, e ndihesha disi i frikësuar. Fama ndërtoi diçka brenda meje ku, nuk e dija, por kisha frikë të dilja jashtë. Kisha shumë ankth të dilja. Kështu që unë thjesht nuk e bëra”.
Taylor kujtoi se si mijëra fansa “bërtisnin” kur ai do të kalonte nëpër një aeroport.
Megjithatë, mendimet e Taylorit për famën dhe suksesin e tij kanë evoluar me kalimin e kohës.
“Për momentin, është më shumë dëshpëruese, sepse thjesht doja të bëja një jetë normale, ka shpjeguar ai për emisionin “Today”.
Edhe
Anya Taylor-Jow tregon se është bullizuar për pamjen kur ishte fëmijë
"Mirëpo atëherë, kur kjo dukuri fillon të largohet nga ti, filloni ta pyesni veten dhe të hamendësoni: "Oh, a nuk kujdesen më njerëzit për mua?"
Ndërkohë, Kristen Stewart më parë zbuloi se është kureshtare të shohë se si do të ndryshojnë qëndrimet ndaj ekskluzivitetit të 'Twilight' në vitet e ardhshme.
“Mezi pres që dikush që është 12 ose 15 vjeç, papritur të mendojë sikur kur je i vogël dhe u thua prindërve sa i mrekullueshëm është Jimi Hendrix është ose diçka e tillë - për të mos thënë se po e krahasoj jetën time me Jimi Hendrixin”.