Aktori Tom Holland që luan rolin e Spidermanit për studion Marvel ka kaluar nëpër telashe të mëdha të martën mbrëma pasi aksidentalisht ka publikuar një poster të filmit më të ri “Avengers”.
21-vjeçari ishte “live” në Instagram kur vendosi që të hapte një dhuratë që ia kishte bërë aktori Mark Ruffalo, i cili luan rolin e Hulkut.
Në këtë dhuratë ishte posteri “sekret” i filmit “Avengers: Infinity War”, por këtë nuk e kishte ditur aktori britanik i Spidermanit, i cili hapi dhuratën dhe lexoi letrën sekrete të kolegut.
Mbishkrimin “sekret” nuk e sheh aktori, i cili nga paniku detyrohet të ndalë transmetimin e drejtpërdrejt në Instagram.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndodh në Hollywood: Në vend të Tom Hollandit milionat i shkojnë Tom Hollanderit
-
Spidermani i dikurshëm e cilëson aktor të përkryer Spidermanin e ri
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Tom Holland për “Odisenë”: Ky është shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali
-
Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit