Aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, është parë e shqetësuar pasi iu dorëzuan dokumentet e kujdestarisë së fëmijëve derisa ishte në skenë në një ngjarje në Las Vegas.
Ajo po prezantonte të martën, kur ju dorëzua një zarf ngjyre kafe.
Derisa e hapi atë, ajo zbuloi se brenda kishte letra të kujdestarisë nga ish-partneri i saj, Jason Sudeikis, shkruan BBC.
Sudeikis nuk kishte njohur paraprake për rrethanat e dorëzimit të letrës, kanë bërë të ditur burimet.
Wilde është e njohur për regjinë e filmit amerikan për adoleshentët e shkollës së mesme Booksmart dhe për rolin e saj si Remy “Thirteen” Hadley në dramën mjekësore House.
Ajo u takua me Sudeikis, i njohur për serialin komedi Ted Lasso, në vitin 2011. Ata ishin fejuar dhe kishin dy fëmijë së bashku para se të ndaheshin në vitin 2020.
Wilde ishte ndërprerë derisa po prezantonte pamjet e thrillerit të saj të ardhshëm “Don’t worry darling” në një konferencë në teatrin CinemaCon.
Edhe
Olivia Wilde mendon se publiku po e gjykon ashpër
Wilde pyeti: “Kjo është për mua?”, teksa po i dorëzohej zarfi nga një grua e panjohur.
Ajo e hapi letrën gjatë prezantimit dhe shikoi përmbajtjen e saj, përpara se të rifillonte fjalimin.
Letra nuk u përmend më dhe çoi në spekulime se Wildeit i ishte dorëzuar një skenar i ri filmi. Por, të mërkurën, doli se letre ishte për kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe Sudeikist.