Çifti i aktorëve Ben Affleck (47) dhe Jennifer Garner (47) deri kohët e fundit e jepnin përshtypjen e ish-bashkëshortëve që mbajnë marrëdhënie korrekte për hir të tre fëmijëve të tyre. Megjithatë, grindja e tyre e ashpër në rrugë para dëshmitarëve të shumtë nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Çifti u fut në një grindje dhe gjykuar nga pamja e zemëruar e fytyrës së Benit, kjo grindje i kushtoi atij me nerva të acaruara. Ai bëri gjeste të forta, ndërkohë që Jennifer i fuste gjërat në automobil. Se çfarë e shkaktoi këtë grindje nuk dihet.
Ben dhe Jennifer njoftuan se po ndaheshin në vitin 2015, ndërsa dyshohet se bëhej fjalë për tradhtinë e tij, shkruan KOHA Ditore. Në gusht të vitit të kaluar, aktori i njohur e pranoi se kishte probleme me alkoolizmin dhe përfundoi në qendrën e njohur për rehabilitim nga varësitë, gjithashtu në Los Angeles.
Në atë kohë ata ranë dakord për kujdestari të përbashkët të tre fëmijëve të tyre: vajzave Violet (14) dhe Seraphina (10) dhe djalit Samuel (7).
“Mbështetja që kam marrë nga familja, kolegët dhe fansat do të thotë më shumë për mua sesa që mund ta përshkruaj. Ajo më dha forcën dhe mbështetjen për të folur me të tjerët në lidhje me sëmundjen time”, – shkroi fituesi i çmimit Oscar në mediat sociale në atë kohë, duke shpjeguar se beteja me çdo varësi është një betejë e përjetshme dhe e vështirë.
Edhe
Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck
“Është një angazhim me orar të plotë. Unë luftoj për veten time dhe familjen time. Shumë njerëz kanë folur përmes mediave sociale për udhëtimet e tyre me varësinë. Dua t’i falënderoj këta njerëz. Forca juaj është frymëzuese dhe më mbështetë në mënyra që kurrë nuk kam menduar se janë të mundura”, – theksoi Affleck.
Ben për momentin nuk është në lidhje, ndërsa Jennifer është në romancë me sipërmarrësin John Miller.
