Aktorja e serialit të mirënjohur “Friends”, Courtney Cox, ndryshe e njohur si Monica, thotë se “do të bënte gjithçka, për të xhiruar prapë me kolegët e këtij seriali.”
Fansat e serialit të famshëm dhe më të pëlqyer ndonjëherë, “Friends”, kanë kërkuar rikthimin e kësaj komedie në ekran, dhe njëra prej aktoreve të shout televiziv, Courteney Cox, është në anën e atyre që dëshirojnë që ky ribashkim të ndodhë.
Aktorja tashmë 54-vjeçare, deklaroi për revistën “People”, se ajo do të dëshironte ta portretizonte përsëri karakterin e Monica Gellerit në ekranet televizive, por mundësitë që një gjë e tillë të ndodhë, nuk janë edhe aq të mëdha, transmeton Express i KTV-së.
“Njerëzit na pyesin vazhdimisht, se a do të ketë xhirime të reja të serialit? Por, unë ju them se në atë kohë, seriali fliste për një grup shokësh në të 30-at, duke u munduar ta gjejnë veten e tyre. Nuk mendoj se do të kishte kuptim nëse tash do ta kishim bërë ndonjë episod, edhe pse po do të kisha pasur dëshirë. Nuk e shoh sikur diçka që mund të ndodhë, por do të bëja gjithçka vetëm që të isha përsëri në skenë me ata persona të mrekullueshëm, dhe t’i kujtoja kohët e bukura që kemi kaluar përgjatë xhirimeve”, ka thënë ajo.
Seriali i famshëm dhe shumë i pëlqyer nga masa u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, konkretisht u xhiruan 10 sezone, dhe ende sot ky serial arrin të ketë pothuajse të njëjtën shikueshmëri sikur e kishte në fillimet e veta, dhe për këtë arsye fansat sot kërkojnë ribashkimin e tyre.
Aktorët Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, David SchWimmer, Mat Le Blanc, Matthew Perry dhe Courteny Cox, për shkak të famës të madhe që ka ky seria, arrijnë që përmes tij çdo vit të fitojnë rreth 20 milionë dollarë.