Billie Eilish shkurtimisht e humbi kontrollin gjatë një koncerti në Texas gjatë fundjavës, pasi e kuptoi që një adhurues ia kishte vjedhur unazën.
Këngëtarja e hitit Bad Guy ishte duke performuar në Festivalin Austin City Limits kur e kuptoi se një nga stolitë e saj të argjendit mungonte pasi që eci përmes turmës, duke i shtrënguar duart, shkruan KOHA Ditore.
"Dikush e ka vjedhur unazën time!", tha ajo ndërsa u kthye në skenë, por shpejt e ndryshoi tonin, pasi që audienca filloi me zemërim të kërkojë që hajni t'ia kthejë.
"Mendoj se është faji im," shtoi ajo. "Mbajeni. Kujdesuni për të. Unaza është zhdukur përgjithmonë. Është në rregull, mos u shqetësoni. Kushdo që e ka marrë të kujdeset për të, mirë."
-
Shenjat në duart e Billie Eilish i shqetësojnë adhuruesit
-
Billie Eilish flet rreth "përvojës së çmendur" në një lidhje romantike: Ai u zhduk
-
Billie Eilish brengoset për adhuruesen në mes të koncertit
-
Billie Eilish: “Presionet e turneve më bënë ta shqyrtoj largimin nga muzika”
-
Lil Wayne kërkon falje pasi mungoi në koncertin e tij