Këngëtarja e mirënjohur Adele ka nxitur spekulime se është martuar fshehurazi pasi ajo e ka quajtur “bashkëshort” partnerit të saj Rich Paul.
Krejt kjo ka ndodhur derisa një adhuruese i kërkoi martesë Adeles.
“Nuk mund të martohesh me mua, nuk jam homoseksuale. Dhe burri im është këtu sonte”, i ka thënë Adele.
Adhuruesja pastaj i kërkoi ta dëshmonte por ajo i tha se nuk dëshiron.
“Jam me Richin. Je çmendur, më lër të qetë”, i ka thënë Adele adhurueses së saj.
Këngëtarja e hitit “Rolling in the deep” më parë ishte e martuar me Simon Kokevki me të cilin ka një djalë të quajtur Angelo.
Marrëdhënien e saj me Richin ajo e mbajti mjaft të fshehtë dhe nuk i kishte treguar as shokëve më të ngushtë se po dilte me të.
Adele më parë kishte thënë për revistën Elle se ishte shumë e dashuruar dhe se edhe mund të martohet.
“Jam vetëm e dashuruar! Jam më e lumtur se kurrë. Gjithashtu edhe mund të jem e martuar”, kishte thënë ajo.
Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi