Kantautorja e njohur britanike, Adele, do të jetë njëra nga të ftuarat e fundit në rubrikën shumë të pëlqyer nga publiku, “Carpool Karaoke”, para se prezantuesi James Corden të largohet përfundimisht nga emisioni “The Late Late Show”.
Ylli i hitit “Chasing Pavements” tashmë e ka xhiruar këtë segment me prezantuesit e famshëm, i cili po bëhet gati për ta incizuar episodin e fundit të shout shumë të ndjekur televiziv.
Portali “DailyMail” ka siguruar pamje të dyshes duke shëtitur me veturë nëpër rrugët e Los Angelesit, ku Adele i interpreton disa prej hiteve të saja më të mëdha.
Këngëtarja edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e segmentit “Carpool Karaoke”, dhe ishte një nga episode më të shikuara online.
Në lajme të tjera, së fundmi në media po qarkullojnë thashethemet se Adele ka shkruar dhe incizuar këngë të reja në fshehtësi. Ndryshe nga albumet e kaluara, të cilat fokusoheshin në temën e zemërthyerjes, besohet se materiali i ri muzikor do të jetë i mbushur me balada pozitive të dashurisë, të frymëzuara nga lidhja e saj me agjentin e sportit, Rich Paul.
Adele, e cila e ka djalin 10-vjeçar Angelo Adkins me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, është në lidhje romantike me Paulin nga vera e vitit 2021. Çifti ishte takuar në një ndejë dhe nga atëherë kanë qenë të pandashëm. Këngëtarja në disa intervista e ka shprehur dashurinë e madhe që e ndjen për partnerin e saj, duke zbuluar madje që dëshiron të ketë fëmijë të tjerë më të.
Ndërkohë, koncertet e vonuara të Adeles në Las Vegas kanë përfunduar së fundmi, por ajo i ka paralajmëruar edhe 34 koncerte të reja të cilat do të mbahen në hotelin “Caesar’s Palace” nga qershori deri në muajin nëntor.