Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele e tregon problemin e saj shëndetësor gjatë koncertit në Las Vegas

Ylli i muzikës, Adele, e ndau diagnozën e ishiasit me ndjekësit në koncertin e saj të fundit në Las Vegas.

Gjatë performancës për natën e Vitit të Ri, kantautorja britanike i informoi adhuruesit se ka kohë që vuan nga dhimbje të nervit shiatik.

“Më duhet të çaloj këto ditë pasi kam dhimbje të tmerrshme të nervit shiatik”, deklaroi këngëtarja teksa ecte ngadalë nga njëra anë e skenës në tjetrën.

Ishiasi ndikon në nervin që kalon nëpër pjesën e poshtme të shpinës, ijëve, të pasmeve dhe poshtë secilës prej këmbëve. Adele edhe në të kaluarën ka folur hapur për problemet e tjera të shpinës me të cilat është trajtuar gjatë viteve.

“Unë në të vërtetë kam pasur dhimbje shpinë për gjysmën e jetës sime”, tha ajo në një intervistë për revistën “The Face” në vitin 2021. “Kjo dhimbje aktivizohet normalisht për shkak të stresit ose nga qëndrim i keq i trupit. Për herë të parë e zhvendosa diskun vertebral kur isha 15-vjeçare, nga teshtitja”.

Problemet shëndetësore nuk e ndaluan yllin e hitit “Hello” që ta festojë një tjetër kapitull të performancave në Las Vegas. Adele vazhdimisht ndanë fotografi dhe video nga koncertet, “Weekends With Adele”, me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe koncertin e saj të fundit për vitin 2022.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adele (@adele)

 

Artikuj të ngjashëm