Këngëtarja Adele gjatë javëve të fundit ka shijuar suksesin e saj më të madh në karrierë – duke fituar pesë çmime Grammy, por ylli britanik ka tjetër prioritet.
Në një intervistë për revistën “OK!” ka thënë se rritja e djalit katërvjeçar Angelo mbetet prioriteti i saj kryesor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse është i vogël, Adele ka thënë se po e mëson djalin se si të sillet me femra, veçanërisht me një femër të fuqishme siç është nëna e tij.
Krijuesja e hitit “Rolling In The Deep” nuk flet për jetën e saj private me burrin Simon Konecki, me të cilin është martuar së fundmi, transmeton Koha.net.
“Po e mësoj se si të respektojë femrat. Ai e di se unë kam forcë të madhe”, ka thënë Adele.
“Ai e ndjen këtë në shtëpi, e lë vetëm kur ai vjen në punë me mua. Dhe vjen në çdo vend ku shkoj”, ka thënë veç të tjerash Adele.