Aktori veteran, Adam Sandler, i është nënshtruar operacionit në ijë. Ylli i filmit “Uncut Gems” është fotografuar duke ecur me shkop dhe disa burime për ueb faqen TMZ, kanë bërë të ditur se ai është duke e marrë veten nga një operacion mjaft delikat.
Sipas tyre, aktori 56-vjeçar nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rastësishëm dhe nuk ka pasur urgjencë mjekësore, por ka planifikuar në mënyrë specifike që operacioni të caktohet ndërmjet projekteve të tij. Ai pritet të shërohet plotësisht dhe të jetë gati për ta filluar turneun komik në fund të muajit të ardhshëm.
Operacioni ishte i suksesshëm dhe Adam mezi po pret që të luajë basketboll së shpejti.
Në muajin qershor, aktori e zbuloi se ende po i vuan efektet e lëndimi në ijë të cilin e kishte pësuar gjatë xhirimeve të filmit, “Hustle”.
“Kemi luajtur basketboll disa herë gjatë kohës së xhirimeve të filmit, mirëpo para se të lëndohesha në ijë. Dhe më pas u detyrova vetëm t’i shikoja profesionistët duke luajtur”.
Aktori i njohur kryesisht për filma të zhanrit komedi, tutje tregoi se lëndimi i tij ishte aq i keq sa filloi të ketë probleme me lëvizje.
Edhe
Adam Sandler thotë se është falënderues për gjithë çfarë ka ka arritur në jetë
“Ka qenë një vit i vështirë dhe unë ende vazhdoj të kem problem gjatë ecjes. Është një ndjenjë e tmerrshme”.
Adam Sandler, i cili i ka vajzat Sadie dhe Sunny me bashkëshorten prej 19 vjetësh, Jackie Sandler, në filmin “Hustle” e portretizon një ish-skaut basketbolli i cili lufton për ta ringjallur karrierën e tij duke rekrutuar një lojtar nga Spanja të quajtur, Bo Cruz, i portretizuar në film nga basketbollisti 26-vjeçar, Juancho Hernangómez, për të luajtur për NBA. Cruz megjithëse e do këtë sport, ai përballet me momente të vështira dhe poshtëruese sa herë që del në fushë për të luajtur me sportistë profesionistë.
“Hustle” u publikua nëpër kinema më 3 qershor të këtij viti dhe u mirëprit nga publiku mbarëbotëror.