Gjatë vjetëve, shpërblimi “Mark Twain Prize for American Humor” i është ndarë personave mendjendritur si, Richard Pryor, Carl Reiner, Whoopi Goldberg, Billy Crystal, George Carlin dhe Ellen DeGeneres. Vitin e ardhshëm, me këtë çmim do të nderohet burri i cili na bëri të qeshim si personazhi, Happy Gilmour.
Qendra për artet performuese “John F. Kennedy” bëri të ditur të martën (13 dhjetor), se aktori Adam Sandler do ta pranojë shpërblimin prestigjioz në një gala mbrëmje speciale e cila zë vend më 19 mars.
“Adam Sandler e ka argëtuar publikun për më shumë se tri dekada me filmat dhe muzikën e tij, dhe performancat humoristike si anëtar i kastit të preferuar të fansave në emisionin ‘SNL’. Adami ka krijuar personazhe që na kanë bërë të qeshim, të pikëllohemi dhe të qajmë nga e qeshura”, deklaroi presidentja e qendrës “John F. Kennedy”, Deborah F. Rutter, përmes një komunikate për media.
Aktori dhe komediani 56-vjeçar, i cili këtë vit luajti në dramën e Netflixit “Hustle”, gjatë karrierës së tij i ka krijuar disa filma qesharak si, “Happy Gilmore”, “Billy Madison”, “Groën Ups”, “Big Daddy”, “The Longest Yard” dhe “The Waterboy”.
Roli i Sandlerit si Howard Ratner në projektin “Uncut Gems” ia fitoi disa nominime dhe shpërblime të rëndësishme kinematografike, si dhe e shënoi kalimin e tij nga një yll të komedive në aktorë të suksesshëm dramatik.