Para disa vitesh, Adam Sandler e nënshkroi një kontratë të madhe me Netflixin dhe si duket filmat e tij në Netflix janë të mirënjohur sepse së shpejti na vjen edhe një i tillë - komedia “Murder Mystery”.
Së bashku me Sandler, në film luan edhe Jennifer Aniston, ndërsa tani kemi mundësinë ta shohim trilerin e parë për komedinë e re.
Filmi sjell Sandler dhe Aniston në rolet e Nick dhe Audrey Spitz, policit njujorkez dhe bashkëshortes së tij të cilës i pëlqen të lexojë libra kriminalistik, të cilët shkojnë në pushim në Evropë për ta rifreskuar pak martesën e tyre. Një takim i rastësishëm në fluturim ju sjell ftesën për shoqërim në super jahtin e miliarderit Malcolm Quince (Terence Stamp). Kur ai vritet, ata të dy bëhen të dyshuarit kryesorë, shkruan KOHA Ditore.
Se si do të dalin Sandler dhe Aniston nga këto akuza, do ta zbulojmë më 14 qershor, kur filmi mbërrin në Netflix. Së bashku me ta, në film luajnë edhe Luke Evans, Gemma Arterton, Ólafur Darri Ólafsson, John Kani dhe David Walliams.
-
Aniston dhe Sandler sërish bashkë për filmin “Murder Mistery 2”
-
Mbërrin vazhdimi i “Murder Mystery”
-
Komedia e re me Jennifer Aniston dhe Adam Sandler i thyen të gjitha rekordet në Netflix
-
Sandler dhe Aniston rikthehen në Paris për filmin “Murder Mystery 2”
-
Publikohet traileri i filmit që bashkoi sërish Jennifer Aniston dhe Adam Sandler