Aktorët e njohur amerikan, Adam Sandler dhe Jennifer Aniston, u rikthyen në Paris për të parakaluar mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e premierës së aksion-komedisë së tyre të re, “Murder Mystery 2”.
Dy ikonat e hollywoodit e kanë xhiruar këtë projekt në kryeqytetin francez gjatë kohës së pandemisë. Ata deklaruar që ju pëlqen gjithçka në Paris.
“Nuk ka diçka specifike që e preferoj”, tha Sandler.
“Gjithçka që kemi bërë gjatë asaj kohe ishte e preferuar për ne. Qoftë edhe nëse vetëm shëtisnim nëpër lagje”, deklaroi Aniston.
“Shëtitjet, ushqimi, vizitat nëpër lokacione të ndryshme, çdo gjë ishte e përkryer. Mjafton që isha me Jenniferin gjatë gjithë kohës”, përfundoi tutje aktori.
Në “Murder Mystery 2”, Sandlerit dhe Anistonit i bashkohet edhe aktorja e njohur franceze, Mélanie Laurent, e cila i lavdëroi ata për profesionalizmin në punë dhe dashamirësinë.
“Është vështirë ta refuzosh një rol të ofruar nga Adami dhe Jenniferi, dhe nuk mund të mos isha pjesë e një filmi të mahnitshëm dhe argëtues sikur ky. Ata janë ikona, prandaj me shumë dëshirë e pranova ftesën për t’u bërë pjesë e projektit, madje ende pa e lexuar skenarin”.
Edhe
Aniston dhe Sandler sërish bashkë për filmin “Murder Mistery 2”
“Ata janë kaq bujarë dhe me të vërtetë duan që ti të ndihesh mirë në xhirime dhe të mund të improvizosh me ta. Po ashtu lumturohen shumë kur e bënë një shaka të mirë, çka nënkupton se kujdesen për humorin e filmit. Asnjëherë nuk janë sjellë sikur yje të Hollywoodit”, deklaroi aktorja.
Ngjarja e këtij vazhdimi zë vend katër vjet pas filmit të parë me çiftin, Nick dhe Audrey, që drejtojnë një agjenci private hetimore. Jeta e tyre dramatike merr kthesë shumë shpejt kur shoku i tyre i fton në një dasmë jashtë vendit. Por, ai përfundon duke u rrëmbyer dhe kështu çifti edhe njëherë ngatërrohet në një situatë të ndërlikuar dhe të rrezikshme.
“Murder Mystery 2” lansohet në platformën Netflix më 31 mars.