Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Action Bronson ka humbur 57 kilogramë

Reperi i njohur Action Bronson ka humbur 127 pound apo 57 kilogramë.

Këtë e ka treguar për People, derisa ka njoftuar se kilogramët e tepërt i ka humbur gjatë pandemisë, e cila filloi në mars të 2020-s.

Por edhe pse ka humbur gjithë këto kile, ai thotë se “është i interesuar për ushqim më shumë se kurrë”.

Bronson, emri i vërtetë i së cilit është Arian Asllani, me orgjinë shqiptare, i tha revistës se prej kur i ka lindur djali në vitin 2019, ka qenë frymëzim që të humbë peshë.

“Gjithmonë dëshironi të jeni pranë familjes”, tha 37-vjeçari.

“Kjo s’do të ndodhte po që se s’do ta merrja vetë këtë vendim, dhe e dini, duhet të merrni vendim që nganjëherë të shqetëson. Ashtu që hyn nën lëkurë për të bërë ndonjë ndryshim. Kjo më ndodhi mua”, u shpreh ai.

Bronson ka treguar se dieta e tij është shumë e rëndë dhe me proteina të shumta. Ka treguar se e nisë mëngjesin me 2 vezë, 3 të bardhë të vezëve, një avokado dhe një thekër buke.

Më pas, për 30 minuta vazhdon të stërvitet me trajnerin personal Dave Paladino në “Impact Zone Fitness”, në Norwood, New Jersey.

Artikuj të ngjashëm