Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aaron Carter e bën tatuazh në fytyrë Rihannën

Këngëtari kontrovers Aaron Carter nuk ndalet dot së shokuari fansat gjatë muajve të fundit.

Pasi e pranoi se ishte diagnostikuar së fundmi me skizofreni, çrregullim bipolar, depresion maniak dhe anksiozë akute, 31-vjeçari Aaron i shqetësoi fansat e tij me sjellje por edhe pamje skandaloze. Në profilin e tij në Instagram, ai u krenua me tatuazhin e ri i cili i ka tmerruar fansat e tij.

Në anën e djathtë të fytyrës, ai e ka bërë tatuazh këngëtaren Rihanna, e cila është portretizuar si Medusa, krijesa mitologjike me gjarpërinj në flokë. Ndryshimi në fytyrën e tij nuk i pëlqeu fansave të shumtë, të cilët e udhëzuan atë të kërkojë ndihmë profesionale, shkruan KOHA Ditore. “Tatuazh i tmerrshëm”, “definitivisht ke nevojë për ndihmë”, “ai e ka humbur mendjen” janë këto vetëm disa nga komentet e fansave të zhgënjyer.

Image

T’ju rikujtojmë, vëllai i tij Nick kohët e fundit kërkoi urdhër-ndalese kundër Aaronit, për shkak të kërcënimeve ndaj gruas së tij dhe fëmijës së tyre ende të palindur. Për gjithë rastin Nick u prononcua përmes deklaratës për media dhe atë e dërgoi vetëm një ditë pasi Aaron e anuloi pjesën tjetër të performancave të tij në turneun e sivjetshëm. Pas pak kësaj, Aaron i mohoi të gjitha. Ai më pas foli për diagnozën e tij në emisionin 'The Doctors', ndërsa së fundmi e akuzoi edhe motrën e tij të ndjerë se e kishte përdhunuar kur ishte vetëm dhjetë vjeç.