Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

A e kanë përfunduar “Iron Maiden” albumin e ri?

Një postim në mediat sociale nga producenti shumëvjeçar i Iron Maiden, Kevin Shirley, i ka ndezur thashethemet se bendi e ka përfunduar albumin e vet të 17-të.

Studio LP-ja e tyre e fundit ishte ajo e vitit 2015, “The Book of Souls”, dhe që prej këtij cikli ata kanë qenë në turneun Legacy of the Beast, një turne kjo bazuar në tematikat e video lojës së tyre me po të njëjtin titull, shkruan KOHA Ditore.

Në një përmbledhje të tij personale për vitin 2019, Shirley përmendi se ai i kishte kaluar tre muaj në Paris "duke punuar shumë në një projekt bezdisës, por jo shumë sekret", dhe se ai "do të mbaronte me një zë të lartë në veshët e mi.” Postimi në Facebook gjithashtu e përmbante një fotografi të Guillaume Tell Studios, vendndodhja në Paris ku Maiden dhe Shirley punuan në LP-në e vitit 2000 “Brave New World” dhe “The Book of Souls”.

Blabbermouth raportoi se, në verën e vitit 2019, frontmeni i bendit Bruce Dickinson i kishte thënë një audience në Kaliforni: "Këngët e reja nga Iron Maiden do të vijnë më shpejt nga sa mendoni." Në një koncert të mëvonshëm në Nashville, ai do të theksonte se LP-ja e re ishte e sigurt. "Këto komente pasuan pasi që një uebfaqe e fansave postoi prova fotografike të gjashtë anëtarëve të bendit dhe Shirley në Paris në të njëjtën kohë në maj.

Në vitin 2010, Shirley - i cili e ka bërë produksionin e çdo albumi të Iron Maiden që nga Brave New World - shpjegoi se i pëlqeu sfida e punës me "performuesit e vjetër, disa prej të cilëve e kanë humbur rrugën e tyre, dhe t’i ndihmojë ata ta gjejnë magjinë e tyre dhe atë shkëndijë fillestare që i bëri ata të mëdhenj në radhë të parë." tha ai për MusicRadar: "Për mua truku është t'i bëj ata të ndjehen sikur janë përsëri 19 vjeç… Mënyra se si më pëlqen të punoj është të përpiqem ta kap frymën dhe spontanitetin... Jam shumë i përfshirë në hartimin e albumit. Vetëm për shkak se keni lexuar intervista me Journey ose Iron Maiden ose kushdo qoftë dhe ata do të thonë: ‘Thjesht shkuam në një dhomë dhe e realizuam brenda 10 minutave,’ epo, nuk shkon gjithmonë kështu. Unë kaloj shumë kohë duke punuar në këto gjëra, dhe kjo e kërkon një art të caktuar."

Artikuj të ngjashëm