Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

A$AP Rocky dëshiron të rrisë fëmijë mendjehapur

Reperi i njohur amerikan, A$AP Rocky, po i ndanë mendimet si prind i ri.

Në një intervistë të fundit për revistën “Dazed & Confused”, ai tha se dëshiron të rrisë fëmijë mendjehapur dhe jo fëmijë të cilët i diskriminojnë të tjerët.

Ylli 33-vjeçar i muzikës, i cili para pak javësh e mirëpriti në jetë fëmijën e parë me partneren Rihanna, foli hapur për lidhjen e tij me këngëtaren nga Barbadosi si dhe tregoi se çfarë prindi shpreson të jetë.

“Unë gjithmonë do t’ua kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbin imagjinatën, as kur të rriten, pavarësisht situatave të jetës. Në fakt mua ende më pëlqen të shikojë filma vizatimorë të tillë si, ‘Teletubbies’, ‘Blue’s Clues’, ‘Yo Gabba Gabba’, ‘Peppa Pig’ dhe ‘Baby Shark’”, deklaroi Rocky.

Artisti i zhanrit hip-hop tutje shtoi se shpreson që të rrisë fëmijë mendjehapur dhe jo të tillë që i diskriminojnë të tjerët, raportoi portali “Billboard”.

“Nuk pres që fëmijët e mi të jenë shenjtorë, por realisht dua që ata të jenë ‘cool’ sikurse prindërit e tyre”.

Edhe Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt Showbiz Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt

A$AP Rocky gjithashtu foli për raportin e tij me Rihannan me ç’rast deklaroi: “Lidhja jonë mendoj se është shumë natyrale. Ne thjeshtë dukemi mirë së bashku. Madje shpesh kombinohemi rastësisht në veshje, deri në detajin më të vogël. Dhe kur e blej ndonjë bluzë e cila i pëlqen asaj, e di se do të ma vjedhë atë. Kemi shije të ngjashme sa i takon stilit të modës”.

Çifti e konfirmoi lajmin se është në lidhje romantike në maj të vitit 2021, gjatë një interviste të reperit me revistën “GQ”. Ai madje e quajti këngëtaren e hitit “Umbrella”, dashurinë e jetës së tij.