Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

50 vjet Beatles ,“Sgt. Pepper” albumi më i mirë i të gjitha kohërave

Një kopertinë që ka bërë histori si përbërja e diskut, është “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, albumi i Beatles që doli më ‘1 qershor të 1967, pikërisht 50 vite më parë.

Është pikërisht rasti të thuhet, në pop rrok asgjë nuk do të ishte më njësoj. Me këtë rast, në dyqane kthehet disku me një version të rinovuar dhe deri në 2 qershor do të jetë në kinematë italiane filmi dokumentar “The Beatles: Sgt Pepper & Beyond”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi tregon 12 muajt më të rëndësishëm të karrierës së grupoit anglez , ndërsa edicioni i ri i albumit ofron një miksim stereo të kuruar nga Giles Martin, djali i George që vdiq vitin e kaluar dhe nga inxhinieri i tingullit Sam Okell. Në Abbey Road Studios të Londrës kanë bashkëpunuar me një grup ekspetësh inixhinierësh e specialistësh të restaurimit të zërit.

Miti ka lindur duke nisur nga kopertina, ku katër Beatles, gjenden të rrethuar nga 62 personaliete të rëndësishme të historisë nga Albert Einstein tek Marlon Brando, nga Karl Marx tek Fred Astaire, Edgar Allan Poe, Karlheinz Stockhausen, Carl Gustav Jung, Bob Dylan dhe Marilyn Monroe.

Në fund të 1966 Beatles vendosën të braktisin skenat dhe t’i kushtohen punës në studio: 129 ditë për 700 orë regjistrimi në sallat e Abbey Road me producentin George Martin.

Albumi Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” ende renditet në 500 albumet më të mira të të gjitha kohërave.