Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, duke mbrojtur veten ka larguar një fanse nga koncerti i saj në Novergji, pasi ajo është munduar ta gjuajë me diçka.
Këngëtarja, e cila gjatë javës së kaluar ka kërcënuar se do ta shkatërrojë një pjesë të madhe të industrisë së muzikës, shihet në një video të publikuar në rrjete sociale, tek i thotë një gruaje të dalë jashtë, pasi ajo mundohet ta gjuajë me gjësende në skenë, shkruan FoxNews.
“Nëse më gjuan me diçka në skenë, do të të ndëshkoj për atë që bën. Mos luaj me mua”, dëgjohet në video të thotë Rexha, e cila me ndihmën e sigurimit mundohet të identifikojë fansen problematike.
“Cila? Cila? Bëj me gisht ndaj ati personi, Dua ta shoh. Jashtë. Dil jashtë. Kaq. Përfundoi për ty”, thotë tutje Rexha.
Veprimi i Rexhës, që nga disa fansa është cilësuar edhe si i çuditshëm, ka bërë bujë në mediat rozë.
Reagimi i shqiptares vjen pasi në qershor të vitit 2023, ndërkohë që po këndonte në skenë, një fans e gjuajti me telefon në fytyrë. Fansi u arrestua kurse Bebe përfundoi në spital për ta qepur vendin e shqyer.
Ajo pastaj pati postuar në rrjete sociale në mënyrë që të tregonte gjendjen pas incidentit.
Situata e Rexhës, ishte vetëm fillimi i gjuajtjeve ndaj këngëtarëve teksa performonin në skenë, pasi edhe të famshëm të tjerë si Pink, Harry Styles e Kelsea Ballerini u sulmuan gjatë performimit.