Përfaqësuesi ligjor i reperit të mirënjohur, të ndjerit Tupac Shakur, ka paralajmëruan reperin me famë botërore Drake, se do ta padis, pasi ky i fundit ka krijuar vokalin e të ndjerit përmes inteligjencës artificiale dhe e ka përdorur në një këngë që e bëri së fundmi.
Përfaqësuesit e Shakurit, krijimin e Drakeut e quajtën “abuzim flagrant të trashëgimisë së njërit prej artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të muzikës së hip-hopit”, shkruan USAToday.
Nëna e Shakurit, Afeni Shakur, ka thënë se është thellësisht e prekur dhe e zhgënjyer për përdorimin e paautorizuar të vokalit e personaliteti të Tupacut në këngën e Drakut “Taylor Made (Freestyle)”.
“Kërkojmë që të marrësh masa të menjëhershme dhe të mos e shpërndash më tutje incizimin dhe urgjentisht të marrësh hapat e duhur për ta tërhequr nga të gjitha platformat ku publikisht është në dispozicion të dëgjohet”, thuhet në letrën e nënës së Tupacut, drejtuar Drakeut.
Tutje nëna e të ndjerit ka thënë se përfaqësuesi i të drejtave autoriale për krijimtarinë e Tupacut, asnjëherë nuk do ta autorizonte një incizim të tillë, sepse kjo këngë është diss për reperin e mirënjohur Kendrick Lamar, i cili ishte shok i mirë i përfaqësuesit ligjor të Tupacut dhe respekton shumë figurën e tij.
Edhe zëri i reperit të mirënjohur Snoop Dogg është krijuar përmes IA-së e është përdorur në këngën e Drakeut.
Edhe
Kënga e Drakeut fshihet nga Instagrami pas reagimit të përfaqësuesve ligjor të Tupacut
Snoop reagoi përmes rrjetit social Instagram duke ndarë një video duke thënë: “Çfarë bënë? Kur? Si? A je i sigurt? Pse të gjithë po më telefonojnë mua e po më shqetësojnë?”.
-
“Universal Music” e cilëson të pabazë padinë e Drake për këngën e Lamarit
-
Drake i padit kompanitë muzikore për këngën e Kendrick Lamarit
-
Diddy akuzohet për përdhunimin e gruas që e akuzoi për vrasjen e Tupacut
-
Familja e Tupacut angazhon avokat për të hetuar nëse P.Diddy ka lidhje me vdekjen e reperit