Katër agjenci ndërkombëtare të lajmeve e kanë tërhequr një foto të princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të saj për shkak të shqetësimeve se ajo është “manipuluar”.
Fotografia e cila është shkrepur nga pinci William për “Ditën e Nënës”, ishte e para e publikuar nga Pallati mbretëror që prej operacionit të princeshës, në janar, shkruan BBC.
Princesha e Uellsit, Kate, ju nënshtrua operimit në abdomen në muajin janar ndërkaq fotografia vjen pasi që për javë me radhë pati spekulime nga publiku.
Fotografia u publikua të dielën në Instagram me një mesazh nga princesha e Uellsit, ku ajo falënderonte publikun për mbështetjen që i kanë dhënë.

Por, Getty Images, AFP, Reuters dhe Associated Press e kanë tërhequr foton - duke vënë në dukje një “mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të princeshës Charlotte”.

Pallati ka refuzuar të komentojë.
Është bërë rutinë për çiftin mbretëror që të publikojnë fotot e tyre të rasteve të veçanta familjare. Më shpesh fotot merren nga Catherine dhe u shpërndahen mediave me udhëzime se si mund të përdoren.
Por, të dielën vonë, Associated Press, një nga shumë agjencitë ndërkombëtare që shpërndau foton, lëshoi një “njoftim” për tërheqjen e fotografisë. Në njoftim thuhej se: “Në analizim më të afërt duket se burimi ka manipuluar imazhin”.
Reuters, tha se gjithashtu kishte tërhequr imazhin “pas një rishikimi pas publikimit”. Kjo u pasua nga AFP, e cila gjithashtu lëshoi njoftimin për tërheqjen e fotografisë.
Getty Images u bë katërta që tërhoqi fotografinë.
PA Media, agjencia më e madhe e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar - përmes së cilës Familja Mbretërore lëshon rregullisht informacionin e saj zyrtar, përfshirë BBC - tha se nuk e kishte tërhequr fotografinë. Por, një zëdhënës tha se agjencia po kërkonte sqarime urgjente nga Pallati Kensington mbi shqetësimet e ngritura rreth manipulimit.