Showbiz

Kanye West paditet nga përfaqësuesit e Donna Summers

Descriptive Text

Reperi me famë botërore, Kanye West, është paditur nga përfaqësuesit e muzikantes Donna Summers, për të drejta autoriale.

Në padinë e Summers thuhet se Westit i është mohuar e drejta për të përdorur një pjesë të këngës së saj, kur ai kishte kërkuar ta bënte. Por megjithatë ai prapë se prapë mori një pjesë të këngës “ I feel Love” që ishte hit në vitin 1977 dhe e përdori në këngën e tij të re "Good (Don’t Lie)", e cila është pjesë e albumit të tij të ri “Vultures 1”, raporton BBC.

Reperi pati shumë vështirësi për ta lansuar albumin, por edhe pasi arriti ta bëjë, platformat transmetuese si “Spotify” larguan këngët e tij nga transmetimi, pikërisht për shkak se përfaqësuesit e Summers kishin treguar se West ka përdorur këngën e saj pa leje.
Megjithatë albumi u rikthye në transmetim por pa këngën në fjalë.

Në padinë e përfaqësuesve të Summers shpjegohet se po të lejohej përdorimi i pjesës së këngës nga West do të ishte degradim i punës që Summers ka bërë, sepse sipas tyre, West njihet si figurë publike kontroverse, sjellja e të cilit ka bërë shumë partnerë të bizneseve të tij të tërhiqen.

Përfaqësuesit e Summers, nuk janë të vetmit që janë ankuar se West ka përdorur pjesë të këngëve pa leje pasi edhe ylli Ozzy Osborne, ish-anëtar i grupit “Black Sabbath”, ka bërë një ankesë të ngjashme, duke thënë se West i ka kërkuar leje për përdorim të një pjese të një kënge të tij. Këtë kërkesë Ozzy ka thënë se ia ka refuzoi për shkak se “Kanye është antisemitist”.

Donna Summers njihet si mbretëresha e zhanrit të muzikës “disco”, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2012. Ajo njihet për këngët e saj hite si “Love To Love You Baby” dhe “Hot Stuff”.

Albumi “Vultures 1” është i pari projekt që Kanye publikon pas një sërë komentesh antisemitike që ka bërë, gjë që i bëri bashkëpunëtorët e tij të distancoheshin nga ai.

Për shkak të komenteve antisemitiste, Westin e përjashtoi edhe rrejti social “Twitter” në dhjetor të vitit 2022.

Reperi u bë i famshëm në vitin 2004 dhe që nga atëherë ka shitur 160 milion incizime.