Showbiz

Shpallen fajtorë dy persona për vrasjen e yllit të grupit Run-DMC, Jam Master Jay

Descriptive Text

Dy burra u shpallën fajtor të martën për vrasjen e vitit 2022 të muzikantit amerikan e yllit të grupit Run-DMC, Jam Master Jay, raporton “CNN”.

Ronald Washington, shoku i fëmijërisë së Jayt, dhe Karl Jordan Jr., kumbara i Jayt, u shpallën fajtorë për vrasje. Ata janë shpallur fajtorë për trafikim me narkotikë dhe vrasje me armë zjarri.

Një rrahje gatisa nuk shpërtheu në sallën e gjyqit kur u dha vendimi.

“Ju të gjithë vetëm sa vratë disa njerëz të pafajshëm. Më nxjerrni nga këtu”, tha Washington, ndërsa u ngrit nga karriga.

Jordan shikoi te përkrahësit e tij dhe u tha “ju dua të gjithëve”.

Përkrahësit nisën të brohorisnin ndërsa dy burrat u larguan nga salla e gjyqit.

Jam Master Jay u qëllua për vdekje në studio muzikore në Queens, Xhamajka më 30 tetor të vitit 2002. Me vite, asnjë person nuk ishte arrestuar për vrasjen, duke e lënë të pazgjidhur një prej vrasjeve më shokuese në histori të muzikës.

Por, në gusht të vitit 2020, prokurorja në SHBA për Qarkun Lindor të New Yorkut, ngriti padi duke pretenduar se Washingtoni dhe Jordani kishin komplotuar për ta vrarë Jam Master Jayn si hakmarrje për një mosmarrëveshje për drogë.

I pandehuri i tretë, Jay Bryant, u akuzua në maj të vitit 2023 për vrasje. Ai ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa pritet të mbahet gjyqi për të në janar të vitit 2026.