Aktori i njohur anglez, Paul Anderson, i cili luan në rolin e Athur Shelbyt në serialin e njohur “Peaky Blinders” është shfaqur me një dukje të pazakontë si pasojë e konsumimit të substancave narkotike. Kjo gjë duket se po i shqetëson krijuesit e serialit, pasi po planifikojnë të bëjnë një film me po të njëjtën tematikë.
Një burim i afërt me ta ka thënë se dënimi i Andersonit për posedim të drogës do të ndikojë për të keq tek filmi, pasi roli i tij në serial kishte rëndësi, raporton “Daily Mail”.
Anderson në gjykatë gjatë muajit janar ishte deklaruar fajtor për posedim të disa substancave narkotike.
Ylli kishte qenë bashkë me një shok e një bebe kur u kap nga policia duke konsumuar drogë.
“Skenaristi Steven Knight është ende duke e shkruar skenarin e filmit. Por dënimi i Andersonit do të krijojë probleme të mëdha dhe do të jetë shumë e vështirë të bëhet një film ‘Peaky Blinders’ pa karakterin që luan ai. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që ai ta marrë sërish rolin sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, ka thënë burimi.
{gallery}
Ky burim po ashtu ka shtuar se opsioni i tretë është që të anulohet tërësisht bërja e filmit. Por megjithatë ai po mendon se projekti duhet vazhduar dhe se vetëm Steven e di se cilët karaktere do të mund të luajnë.
Adreson i cili më parë ka luajtur përkrah aktorit Tom Hardy, nuk ka dashur të komentonte asgjë kur u intervistua nga policia, por më pas rezultoi pozitiv kur u testua për drogë.