Showbiz

Taylor Swift uron të dashurin për fitoren në NFL

Ylli i mirënjohur i muzikës, Taylor Swift, ka përqafuar të dashurin, yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce, duke i uruar fitoren në kampionatin amerikan të futbollit, raporton BBC.

E rrethuar nga shumë fansa të futbollit, Swift e uroj të dashurin e saj për fitoren duke e puthur në mes të turmës së shikuesve.

Shumë ndjekës të këtij sporti ishin mbledhur në stadium për ta shikuar ndeshjen si dhe performancën e artisti Usher në pauzën në mes të dy pjesëve të ndeshjes.

Pasi Kelce ishte një ndër lojtarët në kampionat, bëri që vëmendja e publikut të orientohej edhe tek sjelljet e Swiftit.

Swift shkoi për ta shikuar ndeshjen bashkë me mikeshat e saj më të mira, në mesin e të cilave ishin edhe ylli Blake Lively e këngëtarja Lana DelRay.

Kohët e fundit është përfolur se çifti po planifikon martesë gjatë verës.

Image