Kourtney Kardashian-Barker ka festuar Vitin e Ri e veshur në pizhame.
Të hënën, themeluesja e Poosh, 44-vjeçare, postoi një selfie të saj ku shihej me një palë syze të mëdha ‘NYE’ me mbishkrimin “Një natë e përkryer dhe komode e Vitit të Ri me pizhame”.
Krahas aksesorëve të saj vezulluese ari, Kardashian kishte një zinxhir të zbukuruar me mbishkrimin “Mrs Barker” dhe “Rocky”, për nder të bashkëshortit të saj Travis Barker dhe djalit të tyre 8-javësh Rocky.
Javën e kaluar, Kardashian ndau fotografi nga nata e Krishtlindjeve në festën e Kardashian-Jenner.