Showbiz

Jennifer Lopez sërish befason me veshjen

Ylli i muzikës e aktrimit, Jennifer Lopez, i ka befasuar të gjithë me veshjen e saj në ngjarjen e organizuar në nder të grave të Hollywoodit, nga revista prestigjioze “Elle”.

Ndërkohë revista “People” ka shkruar për aktoren se ajo shndritë çdo tapet të kuq me prezencën e saj.

Lopez, për ngjarjen që u mbajt në Los Angeles, kishte veshur një fund të gjatë të zi të cilin e kombinoi me një pjesëz nga metali që ia mbulonte pjesë e sipërme.

Këtë veshje ajo e shoqëroi me një palë sandale të zeza e çantë dore, po ashtu të zezë, ndërsa u stolis me një palë vath të gjatë me gurë.

Image

Lopezin e shoqëroi burri i saj, aktori Ben Affleck, i cili kishte veshur një kostum të zi të thjeshtë.

Përgjatë intervistës me “Elle”, Lopez tregoi se po rritet numri i grave më në moshë që po marrin role nëpër filma.

"Njerëzit e kanë kuptuar se gratë thjesht bëhen më aktraktive me moshën. Ato mësohen më shumë dhe pasurohen më shumë në karakter. E gjithë kjo është shumë e bukur dhe tërheqëse, dhe jo vetëm fizikisht, por nga brenda, bukuria që fiton ndërsa plakesh, mençuria që fiton”, tha Lopez.

Ajo po mendon se është një shenjë pozitive që standardet e Hollywoodit për moshat e grave po ndryshojnë.

“Ka ndryshuar shumë, dhe mendoj se është e përshtatshme”, ka thënë ajo.

Lopez nuk po planifikon ta mbarojë karrierën e saj herët.

“Mund të jenë 70, mund të jenë 80, mund të jenë 90, nuk e di. Ky ka qenë gjithmonë mendimi që kam pasur: të mos lejoj askënd të më futë në një kuti për shkak të vendit ku kam lindur, nga jam, nga cila moshë jam, diçka e tillë. Këto kufij nuk ekzistojnë për mua”, ka thënë ylli.