Ylli televiziv Amber Rose ka thënë se ish-partneri i saj, reperi Kanye West, e ka thënë të vërtetën në ngjarjen e ndarjes së çmimeve nga MTV, raporton FemaleFirst.
Në momentin që këngëtarja Taylor Swift kishte fituar çmimin për videon më të mirë, Kanye kishte dalë në skenë dhe duke ia rrëmbyer mikrofonin Taylorit ka thënë se Beyonce është ajo që e meriton atë çmim.
“Taylor, jam shumë i lumtur për ty, do të të lë të mbarosh. Por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave! Një nga videot më të mira të të gjitha kohërave”, pati thënë Kanye në atë moment.
Për këtë incident ka folur ish-e dashura e Kanyes, Amber Rose.
“Nuk dua të them gjënë e gabuar sepse e dua Taylor Swiftin, ajo është e mahnitshme. E kishte gabim që doli në skenë Kanye? Absolutisht. Po thoshte të vërtetën? Beyonce e meritonte atë çmim, por nuk mund t'ia marrësh dikujt tjetër. Nuk ishte faji i Taylor Swiftit”, ka thënë Rose për “EntertainmentTonight” duke kujtuar ngjarjen.

Ajo gjithashtu tregoi se ishte shokuar kur sigurimi i spektaklit erdhe që ta largojë Kanyen nga skena dhe insistoi se atij po i vinte shumë keq.
“Unë isha atje, por kjo nuk më ndodhi mua. Dhe sinqerisht mund të them se ai ishte shumë i penduar. Ai menjëherë u ndje keq sepse nuk bëhej fjalë fare për Taylorin. Ai nuk mendoi në atë mënyrë si e paraqitën mediat, sikur ai po e zgjidhte atë dhe gjëra të tilla. Ai ishte vetëm duke përkrahur Beyoncen”, ka thënë ndër të tjera Rose.
Ajo ka treguar se në atë kohë kënga e Beyonces, “Single Ladies”, ishte duke u pëlqyer në masë të madhe dhe e gjithë bota e donte këngën.
“E gjithë bota po kërcenin siç kërcen Beyonce në atë video”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Rose vuri në dukje se ajo nuk po i arsyetonte veprimet e Kanyes.
“Kanye dukshëm u ndje keq që disi “i mori momentin” e saj Taylorit. Ai nuk donte t'ia bënte këtë asaj”, ka shpjeguar Rose.